Dhunimi në vilën në Novobërdë, Prokuroria jep detaje: Kemi autorizuar policinë të ndërmarrin veprime hetimore

Dhunimi në vilën në Novobërdë, Prokuroria jep detaje: Kemi autorizuar policinë të ndërmarrin veprime hetimore

Më 19 tetor, në një vilë në Novobërdë është dhunuar një grua. Lajmin e bëri të ditur dje Policia përmes raportit 24 orësh.

Aty thuhej se viktima është dërguar në strehimore.

“DHUNIM- Novobërdë / 19.10.2024 – 22:00. Dyshohet se rasti ka ndodhur në një vilë. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në strehimore dhe rasti është duke u hetuar.”Prokuroria Themelore në Gjilan ka thënë se kanë autorizuar policinë që të ndërmarrin veprime hetimore që të identifikohen të dyshuarit.

Prokuroria shton se me urdhër të prokurorit e dëmtuara është dërguar në ekzaminim gjinekologjik.

Rasti po hetohet.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka autorizuar policinë që të ndërmarrin veprime hetimore, në mënyrë që të identifikohet/en kryesësi/it e kësaj vepre penale. Nga prokurori kujdestar rasti është kualifikuar si ‘’Dhunim’’ dhe me urdhër të prokurorit e dëmtuara është dërguar në ekzaminim gjinekologjik. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë në Gjilan për Express.

Sinjali raporton se viktima është një 19 vjeçare e cila kishte shkuar me shokë e shoqe në vilën ku ndodhi rasti.

Gjatë periudhës sa ata kanë qëndruar në vilë, njëri prej tyre po dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën, pa dëshirën e saj.

Bazuar në dëshminë e vajzës dhe rrëfimit që e ka dhënë, ajo dhe miqtë e saj kishin shkuar të dehur atje, pasi fillimisht kanë qëndruar në një lokal në Gjilan.

Sipas Sinjalit pasi ndodhi rasti, i dyshuari e ka dërguar viktimën në Gjilan dhe e ka lënë diku në një rrugë.

Shpërndaje në: