Dhunimi i të miturës në Gjakovë, arrestohet i dyshuari i dytë

Dhunimi i të miturës në Gjakovë, arrestohet i dyshuari i dytë

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin e dytë në lidhje me rastin e dhunimit të një të miture në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi se i arrestuari është i moshës madhore.

“Lidhur me rastin “dhunim” të raportuar me datë 23.04.2025 në Gjakovë, sot është arrestuar edhe i dyshuari i dytë, mashkull i moshës madhore. Me vendim të prokurorit të shtetit  i njëjti është dërguar në mbajtje”, tha ai./Periskopi/

Shpërndaje në: