Dhuna po përhapet në futboll si virus, futbollisti kolumbian goditet nga fishekzjarri
Një lojtar i futbollit nga Kolumbia është goditur nga një fishekzjarr, derisa po përgatitej për të gjuajtur një këndore.
Dhe raportimet thonë se ishte më shumë si një thikë e vogël që u gjuajt në drejtim të Daniel Ruizit të Millonarios.
Pas gjysmë ore në ndeshjen e tyre të ligës kolumbiane si mysafir i Atletico Nacional, skuadra mysafire fitoi goditjen nga këndi.
Por Ruizit iu desh të vononte realizimin e goditjes, pasi mbi të binin gjësende nga mbështetësit armiqësorë në Estadio Atanasio Girardot në Medellin.
Raportohet se monedha dhe çakmak kanë qenë ndër sendet e forta të drejtuar ndaj lojtarëve.
Pasi i largoi nga fusha dhe u rikthye të ekzekutonte goditjen, 20-vjeçari vendosi duart mbi kokë për t’u mbrojtur.
Dhe pak çaste më vonë, një objekt i vogël metalik fluturoi nga lart dhe Ruiz u goditi papritur në dorën e djathtë.
Ruiz ishte qartazi në dhimbje, ndërsa shtrëngoi dorën.
Así fue la agresión a Daniel Ruiz en el Atanasio Girardot. ¿Un bisturí, un encendedor…? ¡Qué peligro!
¿Sanción? @Dimayor pic.twitter.com/7W4KsxR1qp
— WillyRodríguez (@WillyRodri13) November 21, 2021
Millonarios fitoi ndeshjen 3-1 që ishte e fundit për edicionin 2020/21- dhe rezultati nuk ishte i mjaftueshëm për Millonarios për të ndaluar Nacionalin që të shpallej kampion.
Autobusi i ekipit të Millonarios që kthente lojtarët në aeroport u sulmua nga tifozët e Nacional edhe pas ndeshjes.
Skenat tronditëse erdhën vetëm disa orë pasi ndeshja e Lyonit në Ligue 1 me Marseillen u ndërpre pas vetëm katër minutash.