Dhuna fizike e ushtruar nga Greenwood në të dashurën e tij, vjen reagimi i parë nga policia e Manchesterit
E dashura e futbollistit të Manchester Unitedit, Mason Greenwood, Harrier Robson ka publikuar disa fotografi duke treguar gjendjen e saj pas dhunës që Greenwood ka ushtruar në të.
Ajo këto pamje i ka publikuar në profilin e saj në Instagram, pak orë më parë.
Lidhur me këtë rast ka ardhur edhe njoftimi nga Policia e Manchesterit.
“Policia e Mançesterit është në dijeni për pamjet e publikuara në rrjetet sociale. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave”, thuhej në njoftim.
Për këtë rast ka reaguar edhe klubi i Manchester Unitedit.
“Ne jemi në dijeni të imazheve dhe pretendimeve që qarkullojnë në mediat sociale. Nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm derisa të vërtetohen faktet. Manchester United nuk fal asnjë lloj dhune”, thuhej nga ana e klubit anglez.
Mason Greenwood Girlfriend Harriet Robson on Instagram.
This is so vile and sick.. hope she is alright. Arrest him asap pic.twitter.com/JVljOJU9Nn
— ranny (@ranny_ft) January 30, 2022
The follow up voice recordings she uploaded.. this is so so serious.
I’m at a loss of words honestly pic.twitter.com/mcJT7Nac7u— ranny (@ranny_ft) January 30, 2022