Dhjetëra miliona po u merren komunave – Asociacioni fton Kurtin të ‘rrëfehet’ për kontratën kolektive
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar për nesër, në një takim me kryetarët e komunave të Kosovës, shkruan Periskopi.
Ftesë, Kurtit i ka shkuar që të diskutohet në fokus për telashet që kanë komunat e Kosovës me kontratën kolektive.
Takimi do të mbahet në orën 13:00.
“Ky takim është kërkuar nga Asociacioni pas sfidave që komunat po ballafaqohen në vazhdimësi me zbatimin e kontratës kolektive”, ka thënë për Periskopin, Sazan Ibrahimi – drejtor Ekzkutiv në AKK.
Sipas Ibrahimit, komunat po ndëshkohen padrejtësisht duke iu marrë mjetet financiere për diçka që nuk e kanë nënshkruar.
“Komunave po i bllokohen xhirollogaritë bankare dhe si pasojë, komunave janë duke iu marë me dhjetëra miliona euro dhe poashtu po keq-klasifikohen në raport të auditimit”, ka thënë ai.
Kontrata kolektive është ndërprerë nga Qeveria aktuale, mirëpo një vendim i gjykatës Supreme i tetorit të vitit të kaluar thotë se punonjësve arsimor duhet t’i kompenzohet norma e inflacionit dhe gradimi i tyre.