Dhjetë të arrestuar pas sulmit me eksploziv në shtëpinë e Armand Dukës

Dhjetë të arrestuar pas sulmit me eksploziv në shtëpinë e Armand Dukës

Shtëpia e presidentit të Federatës Shqiptare, Armand Duka u sulmua me tritol pas polemikave të krijuara mes tij dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.

Një sasi lënde plasëse u vendos mbrëmjen e kaluar në portën hyrëse të banesës së Dukës, në qendër të qytetit të Durrësit.

Nga pamjet  shihet se tritoli ka shkaktuar një dëmtim të vogël te porta. Sakaq, shiriti i policisë është ende aty. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe ka nisur punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjes së plotë të ngjarjes.

Siç raporton Abcnews, kamerat kanë fiksuar një person me kapuç dhe maskë që është afruar pranë murit rrethues në këmbë, ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar me vrap.

Janë shoqëruar mbi 10 persona mes tyre edhe të dyshuar për ngjarjen

 

Shpërndaje në: