Dhimbja e kokës në mëngjes, ja problemet shëndetësore që sinjalizon

Dhimbja e kokës në mëngjes, ja problemet shëndetësore që sinjalizon
Në ka mënyrë më të keqe për të filluar ditën ajo është me dhimbje koke sapo të hapësh sytë.

Dhimbja e kokës në mëngjes jo vetëm që është e bezdisshme, por është dhe konfuzuese, pasi nuk je i qartë se çfarë ta ka shkaktuar.

Më poshtë do të rreshtojmë të gjitha arsyet përse mund të zgjoheni me dhimbje koke ! mos e neglizhoni, pasi mund të jetë shenjë e ndonjë problemi serioz

1. Nuk keni fjetur mjaftueshëm
Trupi juaj ka nevojë për 7 deri në 8 orë gjumë për të funksionuar normalisht. Kur ju flini më pak do të ndjeni marramendje dhe dhimbje koke, transmeton Living.al.

2.Keni fjetur më shumë nga se duhet
Kur ju flini më shumë se 9 orë , niveli i serotoninës bie dhe kjo gjë ndikon në qarkullimin e gjakut në tru duke na shkaktuar dhimbje koke.

3. Niveli i ulët i endorfinës
Niveli i ulët i endorfinës mund të ndikojë në nivelet e neurotransmetuesve të tjerë, si serotonin, të cilat mund të ngushtojnë enët e gjakut në tru. Ky ngushtim zvogëlon rrjedhjen e gjakut në tru, gjë që mund të shkaktojë dhimbje koke.

4.Keni pirë alkool
Pijet alkoolike ju dehidratojnë duke reduktuar sasinë e gjakut që rrjedh në trurin tuaj. Kjo gjë mund të shkaktojë marramendje dhe dhimbje të forta koke në mëngjes.

5.Gërhitja gjatë natës mund të shkaktojë gjithashtu dhimbje koke në mëngjes

6. Nuk keni pirë kafen e mëngjesit

7. Vuani nga tension ii lartë i gjakut
Nëse tensioni i gjakut është 14 me 9 kjo do të thotë që gjaku në enët tuaja po vërshon me shumë presion, gjë që shkakton dhimbje koke.

Shpërndaje në: