Dhëmbët e qumështit mund t’i shpëtojnë jetën fëmijëve tuaj/ arsyeja përse duhet t’i ruani gjithmonë
Historia e “Zanës së dhëmbit” besohet thuajse nga të gjithë fëmijët, e tani duket se prindërit duhet të besojnë një tjetër histori për dhëbët e qumështit (por kjo e fundit është nga ato të vërtetuarat shkencërisht) .
Në vitin 2003, hulumtuesit në Institutin Kombëtar të Studimeve Dentare dhe Kraniofaciale zbuluan se dhëmbët e foshnjave përmbajnë qeliza të vlefshme staminale. Me pak fjalë, qelizat burimore të dhëmbëve të qumështit kanë potencial të kthehen në të gjitha llojet e qelizave.
Nëse në të ardhmen , fëmija juaj tashmë adult zhvillon një sëmundje të pankreasit, zemrës apo trurit qelizat burimore nga dhëmbi i tyre mund të përdoren për të riparuar qelizat e dëmtuara në ato organe.
Qelizat burimore nga dhëmbët e foshnjave janë ndër më të fuqishmit në trupin e njeriut. Ata shumohen shumë më shpejt – dhe në sasi më të madhe në krahasim me qelizat burimore nga zona të tjera të trupit.
Kjo eleminon nevojën për të pritur për një dhurues nëse fëmija juaj ka nevojë për qeliza burimore. Gjithashtu, rrit gjasat që trupi i tyre do të pranojë qelizat staminale – diçka që nuk është gjithmonë e sigurt kur vijnë nga një donator i huaj.
Pyetja që mund t’ju shkojë ndër mend është e thjeshtë: po dhëmbët e të rriturve nuk shërbejnë si burim qelizash staminale ? Me kalimin e viteve, ato bëhen më pak të fuqishme dhe dhëmbët pas të 18-ave nuk do të jenë shumë të dobishme. Burimi: David Wolfe