“Dhashë gjithçka për Spalin” Etrit Berisha bëhet me skuadër të re dhe rikthehet në Serie A

Pas një sezoni në Serie B me SPAL-in, Etrit Berisha rikthehet sërish në elitën e futbollit italian, këtë herë me fanellën e Torinos.
Portieri prishtinas ka nënshkruar një kontratë të vlefshme për tre sezonet e ardhshme.
Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, Berisha reagoi në rrjetet sociale, ku falënderoi klubin dhe tifozët e SPAL-it për dy sezonet e kaluara në Ferrara dhe u shpreh se me Torinon nis një etapë e re e karrierës së tij.
32-vjeçari u transferua në Serie A në verën e 2013 te Lazio, ku qëndroi për tre sezone, ndërsa po tre vite mbajti veshur edhe fanellën e Atalantas, para se të transferohej te Spali.