Detox i mushkërive: 7 hapa për të pastruar mushkëritë në mënyrë natyrale

Detox i mushkërive: 7 hapa për të pastruar mushkëritë në mënyrë natyrale

Papastërtitë, zakonet e këqija dhe mjedisi rreth nesh janë përgjithësisht arsyet kryesore që bëhen shkak për problemet me mushkërinë. Rreth 65 milionë njerëz vuajnë nga sëmundjet kronike pulmonare, prandaj është e rëndësishme të kujdeseni çdo ditë për shëndetin e tyre. Me pak përpjekje mund t’ja dilni nëse zbatoni siç duhet “detoksin e mushkërive”.

1. Konsumoni lëngje që pastrojnë organizmin
Duhet të dini që ndryshimi i mushkërive nis nga 2 javë deri në 3 muaj pasi keni ndërruar regjimin. Pas muajit të parë do të filloni të ndiheni shumë më të shëndetshëm, por për të arritur këtu çfarë do t’ju ndihmonte?

Ujë i ngrohtë + mjalt

Ujë me limon

Çaj jeshil

Lëng karrote

Shafran + ginger

Banane + spinaq

2. Praktiko teorinë e kripës
Teoria e kripës është të bësh frymëmarrje të plota me grimca të vogla kripe. Quhet halotherapy dhe është një alternativë e mirë për probleme si astma, bronkiti apo kolla. E këshillueshme është kripa e Himalaya-s.

3. Përdorni vaj rigoni
Për ta bërë edhe më funksionale bëni një miks të vajit të rigonit me vajin e bajameve. Duhet të vendosni pak 1-2 pika poshtë gjuhës. Përpiquni ta mbani për 3-5 minuta dhe më pas shpëlani gojën me ujë të freskët. Për të parë efektet duhet ta përsërisni 3 herë në ditë për të paktën 1-4 javë.

4. Bëni dushe të ngrohta jo më shumë se 3 herë në javë
Për të marrë frymë lirisht mund të praktikoni gjithashtu dushet e ngrohta. 2 deri 3 herë në javë janë mjaftueshëm për të shmangur problemet me lëkurën.

5. Shmangni ca produkte të caktuara
Hiqni dorë nga produktet pikante, erëzat e forta apo ushqimet e procesuara.

6. Pastroni gjuhën
Nëse doni të mbroni mushkëritë tuaja, ju duhet një higjenë e mirë orale. Ne mund t’i lajmë dhëmbët çdo ditë, por është edhe më e rëndësishme të lajmë gjuhën për të shmangur bakteret që mblidhen tek ajo.

7. Bëni ushtrime fizike për të pastruar mushkërinë
Mos harroni t’i shoqëroni me frymëmarrje të plota.

Shpërndaje në: