Detox fytyre sipas Vogue: tani dhe fytyra ka nevojë për një rigjenerim

Detox fytyre sipas Vogue: tani dhe fytyra ka nevojë për një rigjenerim

Të gjithë mendojmë për trupin në janar, për tu dobësuar dhe si të bëjmë detoxe me të. Por nuk do të ishte keq nqs do të mendonim dhe për fytyrën tonë. Pushimet janë padyshim stresuese për lëkurën – të dalurat natën vonë, tualeti i ndryshëm sidomos ai i festave që është paksa më i rënduar të gjitha këto e bëjnë dhe fytyrën të ketë nevojë për një detox,, një pastrim.

Make up artist sugjerojnë këtë lloj mënyrë për rinovimin e saj: Për të rivendosur lëkurën tuaj në lavdinë e saj të mëparshme, Vogue paraqet një detoksifikim pas-festave për regjimin tuaj të bukurisë.

Filloni me një pastrim, duke marrë kohë për të pastruar lëkurën në mëngjes dhe natën. Llojet më të mira të formulave janë zbutësit dhe hidratuesit ose një skrab i lehtë për të hequr, papastërtitë dhe ndotësit. Kjo mund të bëhet dhe duke përdorur ujë të ngrohtë dhe pambuk ose një copë të butë. Vajrat e pastrimit gjithashtu do të ishin perfekt pasi depërtojnë në thellësi të lëkurës.

Një peeling është një mënyrë e shkëlqyer për të rinovuar lëkurën e dobët, duke sjellë një shkëlqim të shëndetshëm. Ju pastaj mund të rrisni intensitetin me një aplikim të dytë nëse doni. Maska pastruese me argjil. Një pastrim i thellë me to dy herë në javë do t’i japë lëkurës tuaj pastrimin e duhur që ka nevojë për një detoksifik efektiv. Provoni një maskë me bazë balte për të nxjerrë toksinat dhe për të stimuluar qelizat e lëkurës për të përshpejtuar rigjenerimin, duke rikthyer shkëlqimin natyral.

Shpërndaje në: