Detaji që zbulon se a keni lidhje dashurie të lumtur
Njëherë e një kohë nëse e keni vendosur emrin e partnerit me një zemër në ‘Mesenger’, ju jeni konsideruar të martuar.
Tani çiftet duhet të negociojnë politikat e Snapchatit, Instagramit. Facebook-ut, Twitter dhe të shohin e të dsikutojnë edhe më shumë a janë apo nuk janë ‘zyrtarisht’.
Mos u shqetësoni, sepse ata të cilët nuk postojnë në rrjete sociale për lidhjen e tyre, janë në fakt më të lumturit, kjo sipas një studimi të fundit.
Është tejet normale dhe e shëndetshme të jeni krenar dhe publik për personin të cilin jeni në lidhje.
Fillimisht, personat të cilët nuk përdorin rrjete sociale për të shprehur lidhjen dhe për të postuar janë në përgjithësi më të lumtur. Përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale është i lidhur me depresion sepse njerëzit e krahasojnë jetën e tyre me të tjerët.
Kur jeni të lumtur me jetën duaj dhe me lidhjen tuaj jeni më shumë prezent në të dhe nuk ju intereson të bëni selfie apo edhe të bëni ndonjë status.
Me një fjalë çiftet të cilat nuk iu intereson jeta e të tjerëve dhe të ia bëjnë të ditur të tjerëve që janë të lumtur, janë çiftet të cilat kanë një lidhje më të shëndetshme dhe më të lumtur.