Detaji që e bën këtë fotografi ‘më të mirën e vitit 2020’

Detaji që e bën këtë fotografi ‘më të mirën e vitit 2020’

Viti 2020 ka prodhuar shumë fotografi prekëse dhe me mesazhe të fuqishme.

Mes shumë fotove, një shkrepje e dy pinguinëve është zgjedhur si fituese e Ocean Photograph Awards në revistën Oceanographic.

Fotoja e bërë në Australi është realizuar nga Tobias Baumgaertner.

St. Kilda Pier në Melburn ka një koloni prej rreth 1,400 pinguinësh “zana”, specia më e vogël e pinguinit me një lartësi mesatare prej vetëm 33 cm dhe e gjithë kolonia monitorohet nga vullnetarë.

“Një vullnetar m’u afrua dhe më tha se pinguini i bardhë ishte një zonjë e moshuar që kishte humbur partnerin e saj dhe mesa duket, edhe pinguini pranë saj, kishte humbur partneren e tij”, shkroi Baumgaertner në Instagram.

Ai shtoi:

“Që atëherë, pinguinët e ve takohen rregullisht, duke ngushëlluar njëri-tjetrin dhe duke qëndruar së bashku për orë të tëra nën dritat e qytetit.”

Fotografi kaloi tre mbrëmje me koloninë e pinguinëve, para se të ishte në gjendje të bënte këtë foto.

“Me pamundësinë për të mos përdorur dritë dhe me pinguinët e vegjël që lëvizin vazhdimisht, ka qenë shumë e vështirë të shkrepje një foto”, shprehet ai.

Burimi: BBC

Shpërndaje në: