Detajet e ofertës nga Mallorca për Vedat Muriqin, kaq para dha klubi spanjoll
Vedat Muriqi ka finalizuar marrëveshjen e tij me klubin e Mallorcas për transferim të përhershëm.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës qëndroi për një vit si lojtar i huazuar te Mallorca, ndërkaq ai nga sot do të jetë lojtari i tyre më i ri, shkruan Periskopi.
Pas dështimit që Muriqi ta kompletojë transferimin e tij te klubi belg, Club Bugge, Mallorca ka ofruar 10 milionë euro për 9-shin e Kosovës.
Muriqi do te nënshkruajë kontratë 4 vjeçare me klubin Spanjoll deri më 2026.
Pas 6 muajve si i huazuar, Shqiptari nga Kosova rikthehet për të qenë përfundimisht pjese e Mallorcas.