Detajet e marrëveshjes të Joao Felix me Chelsean

Detajet e marrëveshjes të Joao Felix me Chelsean

Huazimi i Joao Felix te Chelsea përparon me hapa të mëdhenj natën e sotme.

Futbollisti, përmes agjentit të tij, Jorge Mendes, ka rënë dakord të rinovojë kontratën me Atléticon për një vit (nga 2026 në 2027) në këmbim të huazimit, pa opsion blerjeje, në Stamford Bridge.

Detajet e negociatave, në të cilat ka pasur akses Relay, janë si në vijim: Blutë do t’i paguajnë 11.5 milionë euro Atletico de Madrid dhe, përveç kësaj, marrin përsipër pagën e futbollistit për pjesën e mbetur të sezonit (që është rreth katër milionë bruto).

Klubi ka pranuar pretendimet e lojtarit sepse marrëdhënia me trajnerin dukej e paqëndrueshme, aq më tepër pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Barçës.

Shpërndaje në: