Detajet e fundit: Çka ndodhi në takimin e klubeve në FFK?
Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës u mbajt një mbledhje mes klubeve kosovare të futbollit.
Tashmë FFK nuk është licensuar akoma nga Ministria e Sportit dhe kjo po u shkakton telashe edhe ekipeve që kanë mbetur pa të holla, shkaku i ligjit të sponsorizimeve.
Në mbledhjen e sotme të klubeve ishin prezent 32 epike të futbollit nga Superliga, Liga e Parë dhe Liga e Dytë.
FFK në këtë takim u premtoi ndihmë klubeve nese nuk licencohet Federata brenda ditëve të kësaj jave, pasi pritet një përgjigje nga MKRS në mesjavë.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se në komisionin e klubeve janë shtuar edhe Arben Osmani nga radhët e Ballkanit edhe Shpend Zuka nga Vllaznia e Pozheranit.
Ky komision pritet që të shkojë të mërkurën në Ministrinë e Sportit nëse deri në atë ditë nuk marrin ndonjë pergjigje për mos licencimin e klubeve.
Tashmë në Komisionin e klubeve janë: Tahir Batatina, Avni Haxhiu, Shaban Baholli, Arben Osmani dhe Shpend Zuka.