Detaje të reja për vrasjen e boksierit kosovar në Gjermani, dëshmitari: Ishin dy persona, dëgjova të shtëna
Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.
Namani u qëllua për vdekje derisa po dilte nga një restorant në qytetin e vjetër të Gjermanisë, raporton Bild.
Sipas një dëshmitari që e kishte parë ngjarjen, thuhet se ishin dy persona që qëlluan boksierin dhe u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
“Unë u ula në kafene, kjo kafene është e vjetër këtu. Është shumë pran vendin ku ndodhi krimi. Në atë moment dëgjova edhe të shtënat. Më pas policia rrethoi gjithçka. Sido që të jetë, keq që autorët (ishin të paktën dy, kaluan me vrap pranë akullores) ende vrapojnë lirshëm. Dhe ajo që më duket më e keqja nga të gjitha është se DIÇKA e tillë po ndodh në qytetin e bukur dhe të vjetër të Gjermanisë”, u shpreh një dëshmitar në vendin ku ndodhi krimi.
Sipas informacioneve të BILD, i vdekuri ishte një ish-boksier profesionist. Ai thuhet se është qëlluar një herë në vitin 2013.