Detaje të reja nga grabitja e shtëpisë së Aubameyang, ia thyen nofullën
Disa ditë më parë mediat në Spanjë raportuan për një grabitje në shtëpinë e futbollistit të Barcelonës Aubameyang.
Katër persona të maskuar me kapuça hynë në shtëpinë e sulmuesit në të cilën grabitën disa bizhurteri me vlerë.
Lojtari i Barcelonës u dhunua dhe së bashku me gruan e tij u kërcënuan me armë nga grabitësit. Gjithsesi kur mendohej se cdo gjë i ishte rikthyer normalitetit, mediat në ditën e sotme kanë raportuar se Aubameyang nga dhuna ka thyer nofullën dhe pritet të jetë jashtë fushave për një muaj.
33-vjeçari është në qendër të merkatos, pasi Chelsea kërkon me ngul shërbimet e tij. Aubameyang, është një njohje e vjetër e Thomas Tuchel dhe “Blutë” duan ta rikthejnë përsëri në Londër, por tani në “Stamofrd Bridge” pasi më parë sulmuesi ka qenë pjesë e Arsenal.
Megjithatë për të mësuar për të ardhmen e tij duhet pritur ende, pasi lojtari përveç dhunës ka pësuar një goditje të rëndë psikologjike nga tmerri që ai ka kaluar së bashku me gruan e tij.