Detaje të reja – Djali që vrau nënën dhe babanë: Punoj si vrasës me pagesë (Foto)

Periskopi.com Lajme

Një 26 vjeçar ka ekzekutuar ditën e sotme nënën dhe babanë e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen e ‘Llixhave’ në Peshkopi ku Qemal Sela ka qëlluar dy prindërit e tij.

Nëse i hedh një sy profileve në rrjetet sociale të të riut shihet se ai kishte shënuar se punonte si ‘vrasës me pagesë’, detaj ky vërtet i rëndë, duke e ballafaquar këtë me ngjarjen e sotme.

Sipas policisë, në lagjen Qyteti Peshkopi, ka ndodhur një vrasje në familje

Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij,: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.

Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes./tema/

Shpërndaje në: