Detaje për arrestimin e ‘Zogut të Tiranës’, prostitucion në qendrat estetike clube dhe eskorta
Pas hetimeve disa mujore nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, është vënë në pranga Hermes Nikaj, njohur si “Zogu i Tiranës”. Report Tv, Arsen Rusta raporton se bashkë me Nikën janë arrestuar edhe dy persona të tjerë.
Prokuroria i akuzon për shfrytëzimin e vajzave për prostitucion kundrejt vlerave 100-500 euro. Hermes Nikaj përdorte qendrat estetike, ku veç shërbimeve të qendrës, klientëve u ofroheshin edhe shërbime nga vajzat e shfrytëzuara për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Po ashtu, mësohet se ky grup shfrytëzonte vajzat edhe në clube të ndryshme të Tiranës, por edhe si eskorte.
Në momentin e arrestimit, “Zogu i Tiranës” i ka mohuar akuzat, ndërsa dyshimet janë se ai ishte në rolin e menaxherit.
Hetuesit pritet të zbulojnë edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.
Hermes Nikaj është një personazh mjaft i njohur i ekranit. Ka punuar si gazetarë në emisione mëngjesi.