Detaje nga vrasja e dyfishtë në Vushtrri: Dorasi dyshohet se ishte me viktimën në një veturë

Dy persona dyshohet se janë vrarë pas të shtënave me armë sot pasdite në Vushtrri.
Siç merr vesh Periskopi, dorasi dyshohet se fillimisht e ka qëlluar me armë një grua, më pas veten.
Po ashtu sipas burimeve, dyshohet se dorasi Arsim Morina, ka qenë fillimisht me viktimën në një veturë, i cili më pas ka ndalë veturën para furre dhe ka shtie në një nënkalim në Vushtrri, raporton Periskopi.
Periskopi ka kontaktuar Polciinë, mirëpo deri në publikimin e lajmit s’kanë kthyer përgjigje.
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau një grua dhe më pas veten
Tragjike: Dorasi dyshohet se vrau një grua dhe më pas veten në Vushtrri