Detaje nga letra zotouese për draftin e Asociacionit: Në Kushtetuese, në fund të majit

Detaje nga letra zotouese për draftin e Asociacionit: Në Kushtetuese, në fund të majit

Donika Gërvalla-Schwarz, ministrja e Punëve të Jashtme, i ka shkruar letër Këshillit të Evropës, dhe e ka njoftuar se Kosova po përgatit një draft-statut për themelimin e “një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë”.

“Letra përmban zotimin që qeveria e Republikës së Kosovës do të përgatisë një draft për krijimi e një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili përmbush detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serbe të Republikës së Kosovës, por njëkohësisht respekton në tërësi dhe në secilin detaj të tij Kushtetutën dhe të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës si dhe njëkohësisht edhe parimet e Këshillit të Evropës”, thuhet në njoftimin e ministres të bërë këtë mëngjes në Facebook.

Sipas Gërvallës, ky draft-statut, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serb dhe njëkohësisht respekton Kushtetutën e Kosovës dhe parimet e Këshillit të Evropës.

“Drafti siguron jo vetëm respektimin e plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, por në të njëjtën kohë pamundëson ndërhyrjet e palejueshme nga jashtë, si në komunat e Kosovës, ashtu edhe në të gjithë vendin”, shkruan tutje ajo.

Pjesa nga letra e kryediplomates Donika Gërvalla-Schwarz drejtuar KiE:

Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft Statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (në kuadër të obligimeve të parapara në nenet 7 dhe 10), të frymëzuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, i cili do t’i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të majit 2024”, shkruan në letrën e kryediplomates kosovare.

Duke marrë parasysh këto hapa konkretë dhe të prekshëm të ndërmarrë nga Kosova, presim që Komiteti i Ministrave të ketë arsye shtesë për ta ftuar Kosovën që të bëhet shteti i 47-të anëtar i Këshillit të Evropës.

Ne ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj ndërsa presim ta përmirësojmë bashkëpunimin tonë përmes anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës.

Shpërndaje në: