Detaje nga djegia e një shtëpie në Prishtinë: Dyshohet që shtetasi i huaj e ka djegur veten
Një person e ka djegur veten në Prishtinë. Dyshohet se personi i cili e ka djegur veten është një shtetas i huaj, nga vendet e Lindjes.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, zëdhënësi për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas tij, Policia ka nisur një hetim lidhur me rastin respektivisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë si dhe shkaqeve të zjarrit.
“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Musine Kokalari’ në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”.
“Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur (shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri”, tha Borovci.