Dështon e “preferuara” e Kurtit për Kryeshefe të KPM`së, s’e kalon testin (DOKUMENT)
Është mbajtur testi me shkrim për pozitën “Kryeshef Ekzekutiv” në Komisionin e Pavarur për Media. Në njoftimin e publikuar nga KPM, dy kandidatët të cilët e kanë kaluar me sukses testin janë, Niman Racaj dhe Nuredin Islami, shkruan Periskopi.
Periskopi ka siguruar dokumentin ku njofton ndër të tjera, se Racaj dhe Islami do t’i parashtrohen edhe intervistës, teksa kandidatët të cilët nuk kanë kaluar testimin me shkrim, do të njoftohen individualisht përmes emailit.
Kur jemi tek kandidatët që dështuan ta kalojnë testin me shkrim, këtu hyn edhe Herolinda Zagragja Goçi – motra e pronarit të shtëpisë në të cilën Kurti tash e sa vite është qiraxhi i tyre.
Cila është historia e Albin Kurtit me familjen Zagragja?
Pak para se të bëhej kryeministër, Albin Kurti ndërroi vendbanimin. Ai u zhvendos në Taslixhe, një lagje periferike e Prishtinës. Kurti ka deklaruar se paguan 250 euro qira për një shtëpi mjaft të madhe, dy katesh. Pronarë të shtëpisë ku aktualisht banon kryeministri Kurti janë familja Zagragja.
Lexo edhe:
/Periskopi/