Dështimi i Qeverisë për ekzekutimin e pagave, reagon Sindikata: Paaftësi e tyre, po bëhet qëllimisht

Dështimi i Qeverisë për ekzekutimin e pagave, reagon Sindikata: Paaftësi e tyre, po bëhet qëllimisht

Ka dështuar ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale për muajin shtator.

Kjo ndodhi pas skadimit të mandatit edhe të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit, ku pa nënshkrimin e këtij të fundit, nuk mund të bëhet asnjë dalje e parasë publike nga llogaritë e shtetit.

Për këtë Periskopi ka kontaktuar kryesindikalistin e Administratës së Kosovës, Ali Gashi.

Ai tha se ka qenë shokuese, dhe se për një gjë të tillë zyrtarët janë të shqetësuar për shkak të obligimeve që i kanë tani në dimër.

Gashi tutje tha se Qeveria këtë e ka bërë qëllimisht për t’i nervozuar zyrtarët publikë.

“Si sindikatë jemi të shqetësuar, pasi sic e dimë jemi në fillim të obligimeve dimërore, ka qenë e paparalajmëruar, dicka shokante por në realitet është prit, pasi që qeveria qëllimisht nuk e ka ndërmarr masat per me mbulu departamentin e saj, pozitën e zyrtarit civil nëshkrimin për lejimin e pagesave. Kjo është shokuese, paaftësi e vazhdueshme së Qeverisë dhe sic duket një veprim i qëllimshëm për t’ nervozuar dhe për t’i stresuar të punëtorët në sektorin publikë të cilët marin paga nga buxheti i Republikës së Kosovës”, ka thënë Gashi për Periskopin.

Qeveria dështon të ekzekutojë pagat për dhjetëra zyrtarë publikë

Shpërndaje në: