Dështimet e muajit qershor: Kosova ‘bie si me lift’ në ranglistën e re të FIFA-s
Kombëtarja e Kosovës nuk ka treguar sukses në ndeshjet e muajit qershor të vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.
Kosova barazoi në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me Rumaninë në 0:0, kurse humbi në Hungari ndaj Bjellorusisë me rezultatin 2:1, shkruan Periskopi.
Me këto paraqitje të dobëta ka ndryshuar edhe rënditja e Kombëtares sonë në ranglistën e re të publikuar nga FIFA.
Kombëtarja e Kosovës tani renditet në pozitën e 108-të në ranglistën e FIFA-s.
Para kësaj, “Dardanët” renditeshin në vendin e 107-të, pra ka rënë për një vend në ranglistë.
Kujtojmë se me këtë paraqitje të dobët të ‘Dardanëve’ u shkarkua nga pozita e trajnerit edhe francezi, Alain Giresse./Periskopi/