Dështaku i Arsenalit, Willian po kërkon rikthimin te Chelsea vetëm një vit pasi u largua

Dështaku i Arsenalit, Willian po kërkon rikthimin te Chelsea vetëm një vit pasi u largua

Willian i dha fund një sezoni të vështirë hapës tek Arsenali pas transferimit si agjent i lirë nga Chelsea në verën e vitit 2020.

Braziliani mbushi 32-vjet pak para sezonit 2020/21, por forma e tij te Chelsea ka qenë sinjalizues i bollshëm për të sugjeruar se Arsenali ka kompletuar transferim brilant, aq më shumë kur e mendojmë se bëri me parametra zero, transmeton Periskopi.

Mirëpo, reputacioni i ëillianit ka rënë dukshëm gjatë një fushateje të çuditshme në kohë pandemie në ‘Emirates’.

Ai nënshkroi kontratë tre-vjeçare me Arsenalin vitin e kaluar por, pasi dështoi të adaptohet te rivali i qytetit të Chelseat, një raport nga ‘Sky Sports’ sugjeron se ai ia ka vënë syrin rikthimit te skuadra e Thomas Tuchelit.

Inter Miami i David Beckhamit është në mesin e shumë klubeve që po mundohen ta transferojnë atë, por ‘Sky Sports’ potencon se një rikthim te Chelsea është zgjedhja e parë e lojtarit.

Raporti gjithashtu potencon se Chelsea dëshiroi ta mbante atë në ‘Stamford Bridge’ verën e kaluar, por nuk donte t’i ofronte atij kontratë tri-vjeçare. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: