Dëshpëruese: “Ambicia e vetme e Ronaldos është ta përfundojë karrierën me më shumë Topa të Artë se Messi”
Topi i Artë është çmimi më prestigjioz individual – çmimi që secili futbollist ëndërron ta fitojë.
Këtë çmim, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë fituar më shumë herë sesa gjithkush tjetër.
Messi numëron plot gjashtë topa të artë, dhe me gjasë nga nesër do t’i numërojë shtatë, kurse Ronaldo ka pesë sosh. Por, Pascal Ferre, njeriu që ndanë çmimin, ka bërë të ditur se ambicia e vetme e portugezit është që të pensionohet me më shumë topa të artë sesa argjentinasi.
“Ronaldo ka vetëm një ambicie dhe ajo është të tërhiqet me më shumë Topa të Artë se Messi dhe e di sepse ai më tha mua”, tha Ferre për Marca, përcjell Periskopi.
Një gjë e tillë do të jetë vështirë e arritshme, nëse Leo nesër siguron çmimin e tij të shtatë si më i miri në botë.
Të dy lojtarët janë në perëndimin e karrierës së tyre, megjithatë triumfi në Kupën e Amerikës dhe disa paraqitje brilante me Barcelonën po ndihmojnë Messin drejt këtij trofeu.
Dy Topa të Artë diferencë në një moshë kaq të vonshme do të jenë vështirë të barazuar për portugezin. Duket se kjo do të jetë dëshira e tij e paplotësuar. Dëshpëruese për CR7. /Periskopi/