Dëshpëron Superliga, Kosova dominohet nga Guinea
Sapo është mbyllur ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Guinesë, e cila u zhvillua në Turqi.
Skuadra e Challandes edhe pse me lojtar të ri në formacionin startues, la shumë për të dëshiruar sidomos në repartin e sulmit ku mungonte fantazia, transmeton Periskopi.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 2 me 1, për afrikanët të cilët i shënuan golat me anë të Kouyate në minutën e 60-të dhe Kante në të 66-tën.
Golin e vetëm për Kosovën e shënojë Arb Manaj në fundin e pjesës së dytë.
Kjo ishte ndeshja e parafundit për Kosovën ku ndeshjen e mbetur e kanë me datën 11 kundër Gambisë./Periskopi