Dëshmia e Sylejman Selimit në Hagë, Qerkini: Besoj se do t’i ndihmojë zbardhjes të së vërtetës
![Dëshmia e Sylejman Selimit në Hagë, Qerkini: Besoj se do t’i ndihmojë zbardhjes të së vërtetës](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/478044564_1718318715603366_282936700567307852_n-400x300.jpg)
Avokati Artan Qerkini, ka folur për dëshminë e Sylejmen Selimit që e pati në seancat gjyqësore që u zhvilluan ndaj rastit të Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën e Specializuar në Hagë.
Ai beson se deklarimi i Selimit do t’i ndihmojë drejtësisë, dhe zbardhjes të së vërtetës.
“Thjesht Z. Selimi është ftuar aty dëshmojë, ai natyrisht është betuar se do të thotë të vërtetën, dhe një gjë e tillë edhe ka ndodhur. Ai i ka rikujtuar faktet të cilat kanë ndodhur para më shumë se 25-viteve. Edhe në aspektin njerëzor nuk është e lehtë që të rikujtohen faktet të cilat kanë ndodhur para 25-viteve”.
“Kishte edhe pyetje sugjestive ato lejohen edhe me rregulloren e procedurës dhe provave, natyrisht se është një teknikë e caktuar në bazë të së cilës ato që duhen të parashtrohen kjo është çështje krejt procedurale”.
“Kështu që Z.Selimi e ka folur krejt të vërtetën, i ka rikujtuar ato fakte që kanë qenë pjesë e pyetjeve të parashtruara nga palët dhe nga gjykata e ka dhënë më të mirën e vet për t’i rikujtuar, dhe besoj që ka dhënë një dëshmi që do të jetë në funksion të drejtësisë dhe zbardhjes të së vërtetës”, ka thënë Qerkini. /Klankosova.tv