Dëshironi të bini nga pesha, këto janë gabimet që duhet t’i shmangni
Nëse qëllimi juaj është të zhbëni të gjitha dëmet që i keni bërë organizmit për një kohë të gjatë, si mungesa e aktivitetit fizik, ngrënia e pakontrolluar dhe abuzimi me alkoolin, duhet të keni idetë e qarta dhe të shmangni gabimet e mëposhtme:
-Mjaft thatë gjithë kohës ‘’jam në dietë’’
Rregulloni zakonet e të ngrënit shëndetshëm dhe mendoni më, ‘’edhe një tjetër ditë’’. Në këtë mënyrë do të mësoheni të konsumoni gjërat që duhet.
-Konsumoni ushqime super të shëndetshme
Arrat, bajamet dhe fara, avokado, smoothies të pasura me proteina e acide yndyrore esenciale kanë efekte pozitive në shëndet kur merren në sasinë e duhur. Kur teprohet me to, ato çojnë në shtim të peshës. Edhe me ushqimet e shëndetshme, është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje sasisë së tij.
-E teproni me alkoolin
Kjo është një gjë shumë e rrezikshme. Mungesa e kalorive gjatë javës do të bëjë që ju ta plotësoni atë me alkool duke shtuar dëshirën për të pirë. Prandaj nëse dëshironi të ktheni një gotë verë, mos e tejkaloni numrin dy.