Dëshironi seks më të mirë? Bëjeni këtë
Keni dëgjuar sigurisht se humbja e peshës është e mirë për shëndetin tuaj – por duket se ajo mund t’ua përmirësojë edhe jetën seksuale.
Reduktimi i kalorive duket se përmirëson jetën seksuale, gjumin dhe humorin, ka gjetur një studim i ri.
Reduktimi i marrjes së kalorive mund t’ju ndihmojë që të jetoni më gjatë, por edhe të keni seks më të mirë, gjumë më të mirë dhe humor më të mirë, transmeton Gazeta Express.
Sipas hulumtuesve në Universitetin Louisiana, ata që kanë një peshë ideale – që do të thotë se nuk janë me mbipeshë – kanë seks më të mirë, shëndet më të mirë dhe marrëdhënie më të mirë.
Kjo bazohet në studimin që ata ua bënë disa njerëzve obezë dhe me peshë ideale. Ata që nuk ishin me mbipeshë kishin seks më të mirë, gjumë më të mirë dhe shëndet më të mirë të përgjithshëm, përderisa ata me mbipeshë ishin në humor më të keq, kishin jetë seksuale më të keqe dhe marrëdhënie më të keqe.
Këto gjetje sugjerojnë se kufizimi i marrjes së kalorive duhet të shihet si një vegël vitale për t’i ndihmuar njerëzit të jetojnë më shëndetshëm dhe më lumtur.