Dëshironi seks aq të bukur sa do të zgjonit të gjithë fqinjët?
Rregulla e parë dhe themelore të cilën femrat do të dëshironin të dinin është që seksi i mirë fillon jashtë dhomës së gjumit! Disa do të thoshin që ajo është kimia, mirëpo kimia vjen dhe kalon.
Lidhja e vërtetë mund të mësohet dhe të bëhet cilësore me kalimin e kohës.
Ku është sekreti? Në gjestet e vogla të cilat do t’ia tregojë se sa ju do. Kjo në sytë e tij do të të bënin të parezistueshme.
Para jush janë dhjetë këshilla të cilat kurrë nuk do të dështojnë, transmeton Telegrafi.
1. Pa llomotitje
Nëse nuk llomotit për shkak që më pret gjatë derisa të provoj gardërobën në dyqan, do të fitosh seksi-foto nga kabina në Snapchat.
2. Mos shiko filma porno vetëm kur je vetëm
Bisedo me mua lidhur me atë se çfarë të përndezë, sepse vetëm kështu mund të realizohet përndezja.
3. Të dëshiroj kur zgurdullon sytë duke më shikuar derisa jam lakuriq
Kjo më bën të ndihem seksi.
4. Flit më pak, më dashuro më shumë
Kjo është në kundërshtim me natyrën time. Unë dua të bisedoj. Mirëpo…
5. … Kurrë mos harro se sa ka rëndësi t’i kushtosh vëmendjen asaj që unë e them
Për mua të dëgjuarit është po ajo që për ty është seksi oral.
6. Më dukesh seksi kur vishesh për të shkuar në punë…
Më vjen një dëshirë që të ta shqyej atë kravatë dhe atë këmishë nga ti, dhe nuk më intereson që do të vonohesh për të shkuar në punë.
7. … Për shkak që më pëlqen ideja që të të tërheq për kravate për të më puthur
As që çaj kokën nëse nuk je i detyruar të bartësh kravatën në punë. Vëre nganjëherë për mua.
8. Viberi më është super për të të dashuruar, mirëpo…
për t’u eksituar vërtet patjetër më duhet të dëgjoj zërin tënd.
9. Pesë fjalë magjike:
Mezi pres të të shoh. Nëse ti je i eksituar, edhe unë jam. Nëse unë tashmë jam e eksituar, më vonë do të kesh më pak punë.
10. Bli brekë më të mira
Nëse dëshiron të të shoh të veshur në rroba seksi (e di që vërtet dëshiron), patjetër duhet t’i hedhësh të gjitha ato rroba dhe brekë të vjetruara.