Dëshironi këmbë të holla dhe vithe të forta? Ushtroni si aktorja amerikane
Kjo aktore është një ndër yjet më të bukura të Hollywood-it. Trupi i saj i gjatë zbulon sa ajo vërtet është adhuruese e ushtrimeve
Me ndihmën e trajnerit personal, Ben Bruno, ajo ushtron rregullisht.
Është e njohur për atë që shpesh kombinon ecjen e shpejtë dhe vrapimin, ushtrimet kardio dhe jogën.
Në profilin e saj në Instagram, Jessica kohë më parë ka treguar se si duket trajnimi i saj.
“Askush në këtë botë nuk numëron më ngadalë se trajneri im”, ka thënë me shaka aktorja, e cila ushtrimet galiç i bën me dy pesha dore deri në fund pa kurrfarë problemi.
Jessica, e cila kujdeset për dukjen e vet, ushtron dy deri tri herë në javë.
Kjo 37-vjeçare, është nënë e një fëmije, të cilin e ka me këngëtarin Justin Timberlake, me të cilin është e martuar nga viti 2012.