Dëshira për seks dhe shanset për shtatzëni rriten me këto ushqime
Nëse ndonjëherë krejt papritur ju ikën dëshira për seks, blini salmon dhe gatuajeni për darkë. Sepse siç mund ta keni dëgjuar plot herë të tjera ushqimet e detit shtojnë dëshirën seksuale dhe të ndihmojnë për të mbetur shtatzënë më shpejt.
Studime të bëra në universitetin e Harvard-it, zbuluan se të tilla ushqime përveçse rrisin dëshirat si tek burrat ashtu dhe tek gratë, përmirësojnë cilësinë e spremës dhe të vezëve.
Që të jemi më të qartë po ua themi ekzaktësisht çfarë duhet të konsumoni. Bazuar në studim thuhet se çiftet që hanë 2 herë në javë ushqime deti kanë aktivitet seksual shumë herë më të gjallë se të tjerët.
E sigurtë është se sapo të keni mbaruar darkën gjëja e parë që do t’ju shkojë ndër mend është shtrati. Dhe jo për të fjetur.
Përsa i përket shtatzënisë, duhet që të dy partnerët të bashkëpunojnë në dietën me ushqimet e detit. Kështu ajo çfarë duhet të bëni tani është të rezervoni një tavolinë në restorantin tuaj të preferuar me ushqime deti./Anabel