“Dëshira jem është 3%”, Bekë Berisha i bindur se VV kaq do të fitojë në zgjedhjet e 9 shkurtit

“Dëshira jem është 3%”, Bekë Berisha i bindur se VV kaq do të fitojë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha tha se VV-ja nuk munden me qenë më të parët në zgjedhjet e ardhshme.

Berisha tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të duhej të ishte më as parti.

“Të parët munden me qenë por jo më qysh mendojshin. Se këta edhe me 25% munden me kanë të parët.

Për mu 3% kisha pasë qef, kisha pasë marak, mirëpo tash po flasum për një popull që ka qenë i irritum, edhe nuk është vetëdija as ajo kombëtare, as e rrethanave, ju prin inati më shumë, këta nuk është dashur me kanë as parti, as kurgjo hiç”, tha Berisha në Reel Talk me Nebih Maxhunin.

Shpërndaje në: