Dëshira e madhe e Xavit për ta drejtuar Barcelonën –gati t’i paguajë milionat nga xhepi i tij për marrëveshjen

Dëshira e madhe e Xavit për ta drejtuar Barcelonën –gati t’i paguajë milionat nga xhepi i tij për marrëveshjen

Xavi Hernandez nuk do ta lë të dështojë marrëveshjen për kalimin te Barcelona.

Skuadra e Al Sadd sot njoftonte për arritjen e marrëveshjes me skuadrën e Barcelonës, për Xavi Hernandez, megjithatë, Barcelona u nevrikos me njoftimin e Al Sadd, për shkak të disa detajeve.

Problemi qëndronte te klauzola që duhej t’i paguhej skuadrës së Al Sadd, gjë për të cilën nuk ishin pajtuar katalanët.  Megjithatë, edhe kjo duket se do të zgjidhet.

Mediet nga Katari raportojnë se Xavi Hernandez do t’i paguajë vet 5 milionë euro, për ta mundësuar kalimin te Barca.

Xavi po e dëshmon edhe një herë dashurinë e madhe për ish klubin e tij, si dhe dëshirën për të qenë trajner i ‘Blaugranave’. Periskopi/

Shpërndaje në: