Deshi që vetëm me një kërkim falje të harrohej gjithçka, por ky është dënimi i Uefa-s për Arnautovicin

Deshi që vetëm me një kërkim falje të harrohej gjithçka, por ky është dënimi i Uefa-s për Arnautovicin

Marko Arnautoviç shënoi golin e 3-të që në fitoren e Austrisë në takimin kundër Maqedonisë së Veriut.

Por në vend që këtë moment ta shijonte duke festuar, sulmuesi austriak me origjinë serbe ofendon me fjalë një nga lojtarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, deri në momentin kur Alaba shkon dhe i mbulon gojën për të mos vijuar më tepër me ofendimet.

Por çfarë u tha nga Arnautoviç pas irritimit të tij? Në Serbi japin versionin e tyre.

“Informer.rs“ zbulon fjalët e thëna nga goja e 32-vjeçarit dhe sipas tyre shkojnë të gjitha për Bejtullain e jo për Alioskin siç ishte përfolur.

“Të q*** mamanë shqiptare“, ishte fraza e turpshme e thënë nga Arnautoviç.

Lojtari më pas kërkoi falje duke thënë që ta hedhin atë ngjarje pas krahve vetëm kur e kuptoi se sa keq mund të dënohej.

Uefa e ka dënuar lojtarin me një ndeshje pezullim, dënim jo aq meritorë duke marrur parasysh ofendimet raciste që lojtari kishte bërë.

Shpërndaje në: