Deschamps kritikohet nga menaxheri i Karim Benzemas

Deschamps kritikohet nga menaxheri i Karim Benzemas

Karim Djaziri, menaxheri i Karim Benzemas, ka kritikuar Didier Deschamps në rrjetet sociale për largimin e parakohshëm të sulmuesit francez nga Kupa e Botës në Katar.

Lojtari i Real Madridit ishte një nga viktimat e shumta për nënkampionët tashmë të botës, pasi u largua nga Katari disa ditë para debutimit të Francësnë kompeticion, kundër Australisë, për shkak të një dëmtimi muskulor.

Shumë zëra thoshin se Benzema kishte kushte për t’u rikuperuar dhe për të qenë një opsion nga 1/16-të, një version tashmë i konfirmuar nga agjenti.

“Unë e vendosa këtë këtu pasi u konsultova me tre specialistë të cilët konfirmuan diagnozën se Benzema mund të ishte rikuperuar në kohë për 1/16 e finales. Të paktën të jetë në stol. Pse deshët të largohej kaq herët?”, shkruhej në publikimin e Karim Djazirit, drejtuar qartë trajnerit francez, shoqëruar me pamjet e testimeve të bëra nga sulmuesi.

Shpërndaje në: