Dervishaj vazhdon takimet me bizneset: Janë themeli i zhvillimit ekonomik të Kosovës
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin Dervishaj ka vazhduar intensivisht takimet me bizneset në Kosovë.
Numri 77 i listës së PDK-së sot ka takuar pronarin e “Granit & Mermer ‘Bashkimi’”, për biznesin e së cilit ka thënë se është një shembull i punës së palodhur dhe angazhimit.
Dervishaj një biznismen i njohur në botën gjermane ka thënë bizneset janë themeli i zhvillimit ekonomik.
“Takim pas takimi
Vizitën vazhdova në biznesin Granit & Mermer ‘Bashkimi’, ku pata mundësinë të takohem me pronarin e përkushtuar, Bashkim Haliti. Përsëri, një shembull i shkëlqyer i punës së palodhur dhe angazhimit për të ofruar më të mirën. Këto biznese janë themeli i zhvillimit ekonomik të vendit tonë!”, shkruan Dervishaj.
Takim pas takimi
Vizitën vazhdova në biznesin Granit & Mermer ‘Bashkimi’, ku pata mundësinë të takohem me pronarin e…
Posted by Shahin Dervishaj 77 on Tuesday, January 28, 2025