Dervishaj pret 77 të rinj në zyrën e tij
Kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Shahin Dervishaj, ka mirëpritur të rinjtë e Skenardajit në zyrën e tij.
Ai përmes rrjetit tij social Facebook ka thënë se ka pasur takim emocionues, plot energji dhe ide pozitive për të ardhmën.
“Sot prita rreth 77 të rinj në zyren time. Kjo është Rinia Demokratike dhe Asamblistet Besiana Thaçi dhe Liridona Koci nga Skenderaj. Takim jashtëzakonisht emocionues, plot energji dhe ide pozitive për të ardhmen!”, ka shkruar Dervishaj.
Tutje ka falënderuar nga zemra krytearen Antigona Maliqi për mështetje dhe bashkëpunim të shkëlqyer.
“Faleminderit nga zemra kryetares Antigona Maliqi për mbështetje dhe bashkëpunim të shkëlqyer. Kështu së bashku do e bëjmë ndryshimin që e meriton Kosova.”, është shprehur Dervishaj.