Dervishaj për Drenicën: Këta njerëz të mirë besojnë se Kosova mundet ma mirë
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj është mirëpritur në odën e Drenicës.
Ai u shpreh se aty diskutuan për të ardhmen e Kosovës dhe mundësitë e mira që po i presin.
Bashkë me Dervishaj, prezent ishte edhe kandidati për deputet me numër 100 nga PDK, Mërgim Lushtaku, si dhe kandidatja për deputete Blerta Deliu.
Dervishaj ndau edhe disa fotografi nga vizita, e ku e përfundoi duke thënë se “Kosova mundet më mirë”.