Dervishaj me mesazh të fuqishëm: Pas çdo sakrifice që kam bërë në Gjermani, malli dhe vuajtja ishin për t’u kthyer dhe për ta bërë Kosovën ma mirë

Dervishaj me mesazh të fuqishëm: Pas çdo sakrifice që kam bërë në Gjermani, malli dhe vuajtja ishin për t’u kthyer dhe për ta bërë Kosovën ma mirë

Shahin Dervishaj, kandidati për deputet me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, ka shpërndarë mesazhin e tij të fuqishëm lidhur me përkushtimin dhe angazhimin e tij për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës.

 

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore Dervishaj ka theksuar se çdo sakrificë që ka bërë gjatë periudhës që ka jetuar në Gjermani ka pasur një qëllim.

“Pas çdo sakrifice që kam bërë në Gjermani, malli dhe vuajtja ishin për t’u kthyer dhe për ta bërë Kosovën më mire”, ka thënë Dervishaj.

 

Ndryshe kandidati me numrin 77 nga PDK, në këto zgjedhje ka qenë kandidati më aktiv dhe më i përkushtuar ku nuk mungoi as edhe një një takim e vend të Kosovës, për të i treguar qytetarëve që është afër tyre, dhe se kthimi i tij në Kosovë, përpjekja, mundi, vizioni e cdo gjë tjetër është për një Kosove më të mirë.

 

Dervishaj gjithashtu në këto zgjedhje ka shfaqur një angazhim të fuqishëm për t’u përballur me sfidat që ka përpara vendi, me fokus të veçantë në përmirësimin e vendit dhe mundësive më të mëdha për rininë.

Ndërkaq, Shahin Dervishaj, kandidon për deputet me numrin 77 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga PDK.

Shpërndaje në: