Dervishaj i emocionuar pas takimit me banorët e fshatit të tij: Më besoni se çdo hap që bëj, është për ju
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, ka vizituar banorët e fshatit të tij në Klladernicë.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se aty pati një pritje të jashtëzakonshme që e emocionoi atë.
“Në fshatin tim të dashur Klladernicë, pata një pritje të jashtëzakonshme që më preku shumë. Jo vetëm për fjalët që qytetarët më thanë, por për besimin që ndjeva nga ato duar që mi zgjaten”, ka shkruar Dervishaj.
Po ashtu ai tha se të e besojnë në çdo hap që bënë, pasi në çdo mundim të tij është për të pasur një Kosovë sa më të mirë.
Ndryshe Shahin Dervishaj, kandidon me numër 77 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga PDK.