Dervishaj: Edhe Endrit Thaçi beson se Kosova mundet 77 herë më mirë

Dervishaj: Edhe Endrit Thaçi beson se Kosova mundet 77 herë më mirë

Kandidati për deputet me numër 77 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka postuar një fotografi me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçit, Endritin.

Dervishaj shprehu admirim për Endritin, duke e cilësuar atë si një djalë shembullor për gjeneratat e reja, i cili është plotësisht i vetëdijshëm për sakrificat që po bën babai i tij në Hagë.

Ai gjithashtu theksoi se Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij po kalojnë një periudhë sfiduese për të dëshmuar pafajësinë dhe të drejtën e Kosovës për liri.

“Endriti është një djalë shembullor për gjeneratat e reja. I vetëdijshëm për sakrificat aktuale që po bën babai i tij, por edhe shumë krenar për të.

Për ne, Hashim Thaçi dhe shokët e tij po bëjnë një sakrificë të madhe për të dëshmuar pafajësinë dhe të drejtën tonë për të qenë të lirë” u shpreh ai.

Shpërndaje në: