Derisa po transportohej, vetura goditi një urë dhe u shqye në gjysmë (Foto)
Shoferi i kamionit, ka menduar se objekti është shumë më i lartë, por ka dalë e kundërta, transmeton Telegrafi.
Për pasojë, automobili që nuk ka të kaluar asnjë kilometër, është ndarë në dysh dhe riparimi tij është shumë i kushtueshëm.
“Dëgjova një zhurmë të madhe dhe dola të shoh çfarë ndodhi. U befasova kur e pashë makinën që i ishte hequr tavani, si dhe ishte ndarë në dy pjesë”, ka thënë një dëshmitar.
Vlera e këtij modeli që është prodhuar në Spanjë, kushton afro 30 mijë euro. /Telegrafi/