Deri në katër orë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Merdare
Pritjet e mërgimtarëve në pikën kufitare në Merdarë janë rritur.
Nga mbi tri orë sa ishin duke pritur më herët, tani mërgimtarët po presin deri në katër orë.
Po ashtu, mërgimtarët po presin deri në 40 minuta edhe te Dheu i Bardhë, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Pritje deri në 25 minuta ka edhe në Muçibabë, teksa në pikat e tjera kufitare, pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta.