Dërguti: Vetëvendosja është larg më e avancuar me profilet ‘fake’ dhe me linçimet
Ish-deputetja Aida Dërguti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është shumë më përpara se partitë e tjera politike në përdorimin e rrjeteve sociale, duke përfshirë edhe krijimin e profileve të rreme.
Sipas saj, Vetëvendosje ka shfrytëzuar fuqinë e platformave digjitale në mënyrë shumë më efektive, duke u dalluar sidomos për raportimet dhe strategjitë e linçimeve online.
“Partitë opozitare në këtë garë janë të humbura nëse provojnë me të njëjtën mënyrë të merren me pushtetin, pasi derisa partitë tjera i kanë përdorur odat dhe kafenetë, Vetëvendosja i ka përdorur rrjetet sociale dhe mendoj se është larg më e avancuar edhe me profilet ‘fake’, edhe me linçimet edhe me raportimet që do t’i bëjnë, ku i kanë bllokuar njerëzve profilet”, tha Dërguti në “Rubikon” të Klan Kosovës.