Dërguti: Po m’duket që për grant janë kualifikuar veç ata që i kanë rrehë tenxheret n’pandemi
Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka ironizuar me ndarjen e grantit për vëllain e deputetës Fitore Pacolli.
Ajo ka thënë se për të fitur grante janë të kualifikuar vetëm atë që kanë “rrehë tenxheret n’pandemi”
“Po m’duket që për grant janë kualifikuar veç ata që i kanë rrehë tenxheret n’pandemi” – ka shkruar ajo.
Kujtojmë se gjatë pandemisë, deputetja Fitore Pacolli, protestonte nga balkoni i banesës duke goditur tenxheret.