Dërgon lule, shkruan letra – aktori i famshëm përpiqet të fitojë zemrën e Angelina Jolie

Dërgon lule, shkruan letra – aktori i famshëm përpiqet të fitojë zemrën e Angelina Jolie

Aktori i njohur Johnny Depp raportohet se është serioz në synimin e tij për të fituar Angelina Jolie pasi mendon se janë perfekt për njëri-tjetrin.

Disa vjet më parë ata punuan së bashku në filmin ‘Tourist’ dhe që atëherë Depp nuk e ka harruar me të vërtetë. Edicioni i ri i “Globe” shkruan se Depp është i vendosur ta fitojë atë, pasi që të dy janë të lirë.

Një burim i tha tabloidit se Depp po ngacmonte fshehtas Jolie duke i dërguar lule dhe duke shkruar e-mail, dhe ai thuhet se vendosi të zgjidhte problemet me alkoolin dhe t’i përkushtohej pamjes fizike pasi mendon se ato gjëra mund të shqetësonin Angelina.

“Johnny ka thënë hapur se një nga dëshirat e tij më të mëdha është të jetë me Angelina. Ai kurrë nuk heq dorë nga dashuria dhe kjo është një gjë e madhe që ai ndan me Angie”, tha burimi, duke shtuar se Depp është i gatshëm të kalojë ndryshime të mëdha, vetëm për të qenë me Jolie.

Sidoqoftë, Angelina zbuloi për Vogue muaj më parë se plagët nga divorci me Pitt janë ende të freskëta, dhe Depp, nga ana tjetër, ka luftuar shumë rreth betejës së tij të fundit të divorcit me ish-gruan e tij Amber Heard.

“Angie dhe Johnny kanë shumë plagë, prandaj shumë nga miqtë e tyre të përbashkët mendojnë se do të ishin perfektë për njëri-tjetrin”, tha burimi.

Pesë vjet më parë, Jolie bëri kërkesë për divorc nga Brad Pitt, dhe nga ajo ditë nisi beteja e tyre ligjore për kujdestarinë e pesë fëmijëve të tyre, të cilën së fundi e fitoi Pitt.

Shpërndaje në: